428 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në vendin tonë janë gjithsej 428 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 11 raste pozitive, nga 638 testime.

Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar edhe 14 persona.

Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 30 qytetarë.