428 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se janë 428 raste aktive në Kosovë me coronavirus.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.431, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 62 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.458 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.788 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.226 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.