Përplas për vdekje gruan dhe largohet

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë duke rezultuar në vdekjen e një 53 vjeçareje.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shoferi që shkaktoi aksidentin, një 32 vjeçar me inicialet A.M, ndërsa e aksidentuara ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit A.M, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë më datë 22.06.2019, rreth orës 01.00, pasi në bulevardin “Blu” në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.L, 53 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar, por është identifikuar me anë të kamerave të sigurisë përreth vendit të ngjarjes, i cili më pas është paraqitur vetë në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore ku dhe u bë arrestimi i tij për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.