Vidhet vetura në parking, arrestohet i dyshuari

Policia njofton se dje pasdite një person ka lajmëruar në Polici se nga parkingu i është vjedhur vetura e tij.

Pas hetimeve të zhvilluara Policia ka arritur ta lokalizojë veturën dhe në momentin që aty ka ardhur i dyshuari, i njëjti është arrestuar.

Tek i dyshuari janë gjetur një armë imituese (shkrepëse), tetë thika dhe një kapelë që së bashku me veturën janë konfiskuar.

Pas ekzaminimit vetura i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari i është dorëzuar njësisë nga Stacioni Policor në Shtime si i dyshuar për kryerjen e disa veprave tjera.