5 Maji Dita e Dëshmorëve

Shkruan: Mehmet Musa

Sot është dita e dëshmorëve të Atdheut ku, në të gjitha trojet shqiptare kujtohet e përkujtohet kjo ditë.

Pikërisht në këtë ditë të shënuar sot para 10 viteve, pra me 5 maj 2009,
pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit, militantit të orëve të herëshme të Lëvizjes Revolucionare për bashkimin e trojeve shqiptare, i cili një jetë, tërë qenien e Tij mendore e fizike e vuri në shërbim të Atdheut për bashkimin e tokave shqiptare.
Prandaj; „ Figurat emblematike të  Atdheut lindin në ditë të vështira e të rënda për Atdheun dhe ikin në ditë të shënuara të historisë“.

Kështu ndodhi edhe me Ismail Haradinajn në vitin 1943, e pikërisht me 26 mars të atij viti, në shtëpinë e Xhemail Dinës nga Gllogjani u dëgjua zëri i një foshnje të porsalindur .
Ishin kohë të vështira për të ndjerë lumturinë e ardhjes në jetë të një fëmiu, sepse nëpër Atdheun e shqipeve dëgjohej zhurma e tankeve dhe çizmeve të fashistëve italianë. Kudo digjeshin shtepitë, kudo vrasje, burgosje . Në tym e në flakët e ndezura nga fashistët e filloi jetën e tij Ismail Haradinaj.

Kushtet e jetës ishin ndër më të vështirat. Mungonin edhe gjërat më
elementare, ndërsa për një femijë të porsalindur mungonte çdo gjë. Nënë Tyshes e babë Xhemailit i duhej të siguronte një grusht miell për të gatuar diçka për të ushqyer djalin e vetëm që kishin .

Djali rritej ngadalë pa e menduar kush se një ditë do bëhej burrë i zoti dhe kapedan për t’u dalë përballë punëve të Atdheut, me mish e shpirtë aty ku e kërkonte nevoja e arbërit.
Shkollën fillore e kreu në fshatin Irzniq, që ishte ngjitur me Gllogjanin, dy vitete fu ndit kur ishte në klasën e shtatë e të tetë, i nxirrte telashe nënë Tyshës duke e pyetur se pse shkolla mbante emrin e një çetniku,”Peter Perla”, dhe e ëma përpiqej ta qetsonte duke i spieguar, ajo i tregonte sekur kishte lindur ai, vendi ishte i okupuar nga Italianët, dhe pasi mbaroi lufta vendin tonë përsëri e ndanë me dysh. Ne na shkelën serbët por me ndihmën edhe të disa shqiptarëve, prandaj shkolla e ka emrin e atij çetniku.

Në vitin 1958, Ismaili u regjistrua në shkollën e mesme Normale në Gjakovë.
Ishte koha kur, pa u shëruar akoma plagët e luftës kundër fashizmit e nazizmit, vendit iu hapën plagë të reja nga një fashizëm edhe më i zi s eai italian, por në emër të “bashkim-vllazërimit”.

Kuçedrat serbo-malazeze, që i kishin tradhëtuar vendimet e Konferencës
së Bujanit , duke e ditur forcën e rezistencës së gjysmës së kombit të okupuar shqiptar, bënë një marrëveshje të fshehtë ndërmjet, Titos-Kardelit-Rankoviçit e Milan Gjuriçit për të filluar një fushatë të re gjenocidi e etnocidi ndaj shqiptarëve, duke vrarë e prerë sa më shumë nacionalistë si dhe duke i detyruar me anë të frikës që sa më shumë shqiptarë të shpërngulen për në Turqi. Mbi atë realitet të vrasjeve, burgosjeve, dhunimeve, internimeve e shpërnguljeve masive të popullit tonë u krijua dhe formua, personaliteti tani i 15 vjeçarit Ismail Haradinaj.

Si i ri, ai vendosi të ndjekë rrugën më të veshtirë të jetës, por të lavdishme të jetë ushtar besnik i Atdheut, pa marrë parasysh sakrificat, rreziqet e sfidat e mundshme në terren.
Si nip i kaçakut, Dinë Xhemaili, i cili kurrë s’e hoqi pushkën prej dore kundër hordhive çetnike serbomalazeze, Ismaili e konsideronte detyrim moral dhe kombëtar vazhdimin e rrugës së të parëve të tij. Me të gjithë shokët e klasës e edhe me më të rriturit, ai kishte mardhënie vëllazërore. Në çdo veprim ai ishte i vendosur, serioz deri në fund dhe i prerë. Ato ishin tiparet kryesore që e shoqëruan gjatë gjithë jetës së tij.
Pasi kreu me sukses të lartë në vitin 1963 shkollën normale, ai mund të punonte si mësues por për t’i ikur dhe maskuar para agjenturës së UDB-ës, pa vullnetin e tij , ai u regjistrua në shkollën e lartë të edukatës fizike në Prishtinë.

Në të njëjtën kohë ai i kishte vënë vetes detyrë që paralelisht të studionte nga shtëpia edhe gjuhën shqipe, për tu paisur me thesarin e dijes dhe diturisë.
Rilindasit dhe letërsinë e rilindasëve e kishte për zemër, ndeërsa veprën e Samiut “Shqiperia ç`ka qenë,ç`është e ç`do të bëhëtë”, e kishte mësuar përmendësh.
Në Prishtinë ai u bashkua me shokun e tij të idealit dhe ilegales, Jusuf Gërvallën.
Lidhjet ndërmjet familjeve Haradinaj e Gërvalla ekzistonin që nga fillimi i
shekullit të 20-të, e sidomos në vitin 1915, ku qohet serbia e parë, në fshatin Strellc në kullën e Demir Alisë së Dautajve ku Bardhosh Dinë Gërvalla në luftë me çetnikët rrethohet dhe në ndihmë i shkon Dinë Xhemaili i Gllogjanit me parinë evet ku e çajnë rrethimin duke vrarë shumë çetnikë.

Pasi u diplomua në shkollën e lartë të edukates fizike, aiu punësua në shkollën filloretë fshatit Irzniq, porpa lënë pas dore për asnje çast çështjen e Atdheut.
Në nëntor të vitit 1968,ai ishte instruktori kryesor për mirëvajtjen e demostratës që u organizua në Pejë. Çdo herë me modesti dhe kurrë pa e rrahur gjoksin për punënqë bënte. Ai ishte aktiv, vigjilent dhe i formuar meplot kuptimin e fjales, si në pararojen e akteve ashtu edhe në prapavinë e tyre. Shpërndarja e shtypit dhe literaturës së freskët nga Shqipëria e kishte nismën gjithnjë nga shtëpia e tij.

Ishte vjeshta e vitit 1979. Në një ditë me diell,në Deçan ishin dy grupe kundërshtare përballë njëri-tjetrit. Në njërin grup bënin pjesë atdhetarët e vërtetë, ndërsa në tjetrin ishin ithtarët e “bashkim vëllazërimit”, dhe dy Sahitat !

Ismail Haradini ishte vënë në ballë të grupit, me luftëtarë lirie, duke shpërndarë traktin , “Titizmi armik i betuar i kombit shqiptar”, anë e kënd Dukagjinit e më gjerë.
Atë ditë në Deçan pritej të kalonte xhelati e gjakpirësi i shqiptarëve Tito.

Qyteteza ishte stolisur me flamuj serb e jugosllav. Nxënësit e shkollave fillore e të mes me i kishin nxjerrë në rrugë për të brohoritur: ”Tito-partia”, ndërkoh Ismaili me shokët e tij kishte përgaditur shpërndarjen e traktit kundër Titos e bandës së tij .
Tito, si mjeshtër i dredhive dhe dinak, kishte thënë që nuk do të ndalej në Deçan, ndërsa nga ana tjetër kishte porositur organizimin e pritjes së tij nga “populli” e rinia.
Sahitat që kishin organizuar pritjen, në krye të një grupi njerëzish i dolën përpara makinës së Titos të cilit organizatori Sahit gati nuk i shkoqi krahun nga gëzimi që ndiente që po takonte dhe përqafonte një kufomë akoma te gjallë .

Tito vinte në Kosovë për t’u shfajsuar se, gjoja,nuk dinte gjë për masakrat që kishte kryer Rankoviçi, Stefanoviçi e Milan Gjuriçi, por këte maskë ia çorrën traktet që u shpërndanë nga grupi i Ismaili Haradinajt të cilët sqaronin të vërtetën për politikën e “bashkim-vllazerimit”, që predikohej nga Tito e kolaboracionistët shqiptarë në
shërbim të regjimit të tij gjakatar.

Ajo veprimtari aktive e bacës Ismail me shokë në terren, solli si freski aromën e pranverës së lulegjakut të vitit 1981.

Tani “bashkim-vllazerimit” i kishte dalë boja për fushë.
Bacën me shokë e prangosën, por veprën dhe punën dhe idealet e Tij që kishte mbjellë në rininë revolucionare të Atdheut anë e kënd Atdheut, nuk mund ta burgosnin, e as vullnetin e popullit për liri i cili u ngrit në luftën çlirimtare. Edhe shtabi i UÇK-së për Dukagjinin u ngrit pikërisht në Gllogjanin e bacë Ismailit, nga bijtë e tij dhe nga gjaku dhe oxhaku i Haradinajve.

Pas lufte, në verën e vitit 1999, pata nderin ta takoj bacën në fshatin Cërmjan, te motra e tij, sepse Gllogjani ishte bërë shkrumb e hi, për ti uruar mirseardhjen në Kosovën e lire, së cilës ai i kishte kushtuar jetën e tij . Nga ai takim kujtoj me respekt fjalët që tha Ismail Haradinaj: ”Lufta nuk përfundon kurrë për shqiptarët deri sa çdo pëllëmbë e tokës shqiptare të jetë në një shtet të vetëm !” Si sot , me 5 maj , para dhjetë viteve mbylli sytë, Hasan Prishtina i Dukagjinit Ismail Haradinaj,por për të na ngelur në mendje e zemër sot e mot, duke pushuar i qetë, si rrapi shekullor, dhe duke bërë roje nderi dëshmorëve të Dukagjinit, në kompleksin memorial në Gllogjan…
– Lum Atdheu që lindi e rriti burrin e Dukagjinit Ismail Haradinaj !
– Falemnderit bacë, që nuk kurseve duke na mësuar shqiptarisht !
– Lavdi për jetë e mot veprës kolosale të Ismail Haradinaj !

Prandaj për këte ditë të shënuar për bacën, në shenjë respekti e nderimi, për mundin, vuajtjet dhe sakrificat e atij gjigandi, për shokët e idealit dhe të ilegales u frymëzova të shkruaj thjesht , por me shpirt Poemën e ngadhnjimit,
USHTRI E KOSOVËS