Moti sot në Shqipëri

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat mund të sjellin reshje të izoluara shiu në juglindje të vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë:

në zonat malore nga -4ºC deri në 03ºC,

në zonat e ulëta nga 03ºC në 12ºC,

në zonat bregdetare nga 08°C në 13ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.