Klinaku i ashpër ndaj Gjykatës Speciale: Po veprojnë si në kohën e Millosheviqit, me bastisje në pikë të natës!

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar ashpër ndaj ndalimeve të fundit që institucionet e sigurisë evropiane, me urdhër të ZPS-së, ndaj ish-komandanti të UCK-së nga Llapi, Rrustem Mustafa-Remi dhe ish-ambasadorin, Nait Hasani.

Këta të fundit janë shoqëruar nga hetuesit e EULEX-it në bazën e tyre në Fushë-Kosovë.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Klinaku ka thënë se Speciales po i dështojnë provat dhe se veprimet e tyre ndaj Remit dhe Hasanit po bëhen sikurse në kohën e Milloshveqit.

“Ne kemi të drejt kushtetuese dhe liritë e njeriut. Me ju shku njerëzve në mbrëmje si pushtuesi serb, vetëm në kohën e Jugosllavisë ka ndodhur…me bastisje”, u shpreh ai.

Tutje, Klinaku theksoi se është i dëshpëruar me institucionet e Republikës së Kosovës që po heshtin lidhur me këto arrestime që po bëhen ndaj ish-pjesëtareve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

. “…konfiskimi i telefonave edhe qajo ju paske mbet. Ne vazhdimisht ju kemi thënë se ata kanë bashkëpunuar me Serbinë. Kjo dëshmohet edhe për përgjimet e fundit. Me thënë të drejtë është e çuditshme se si po heshtë politika në këtë drejtim. Kur është në pyetjet ndonjë prokuror apo gjykatës vendor, menjëherë bëjnë reagime të ashpra”, theksoi ai.

Kujtojmë se Remi më parë ka dhënë një dëshmi pranë Gjykatës Speciale , ku ishte ftuar për intervistim në lidhje me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë. /Indeksonline/