Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira pasdite të cilat mund të kushtëzojnë ndonjë rigë shiu në disa vise. Në Dukagjin do të jetë më nxehtë me temperatura maksimale rreth 30-31 gradë Celsius, kurse në viset tjera pak më freskët.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare.

Nga e marta na pret mot me diell dhe çdo ditë e më nxehtë në tërë rajonin tonë. Temperaturat do të shënojnë ngritje dhe ato maksimalet pritet të sillen nga 32 deri në 36 gradë Celsius në nivel rajoni, lokalisht edhe ndonjë gradë më nxehtë./Meteoballkan