7 854 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 7 854.

Ndërsa vetëm gjatë ditës së djeshme 1 mijë e 96 persona, janë infektuar nga virusi corona.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106 109 ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2 284 persona.