Kosova top lajm në mediat botërore, ja çfarë shkruajnë ato për dorëheqjen e Haradinajt

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Arsyeja e dorëheqjes është ftesa që ai ka marrë nga Specialja për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, shkruan lajmi.net.

E ky zhvillim ka qenë top lajm edhe në mediat botërore.

“Kryeministri i Kosovës jep dorëheqje pas ftesës nga Gjykata e Hagës”, shkruan “Washington Post”, e cila përmend edhe ftesat për ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së.

Në këtë artikull po ashtu paraqitet një kronologji e shkurtër e formimit të Speciales nga Kuvendi i Kosovës.

Formimin e Speciales nga Kuvendi i Kosovës e përmend edhe “Reuters” e cila citon ftesën që Haradinajt i erdhi nga Haga.