9 të vdekur dhe 327 të infektuar 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikoi para pak çastesh të dhënat për 24 orët e fundit mbi situatën epidemiologjike me Covid-19 në Shqipëri. Kjo pasqyrë i referohet të dhënave nga ora 00.00 deri 24.00 të ditës së shtunë 31 tetor 2020.

Ndër 1472 tamponë të kryer kanë rezultuar 327 të infektuar duke shënuar shifrën më të lartë ditore që nga nisja e pandemisë.

Një ditë më parë ishin 241 të infektuar në 1260 tamponë të kryer.

Kanë humbur jetën 9 persona duke shënuar numrin më të lartë ditor që nga nisja e pandemisë. Dje ishin 7 të vdekur.

Janë shtruar në spitale 293 persona. Një ditë më parë ishin 319 persona të shtruar.

Rezultojnë të shëruar 57 persona.