94 aktakuza të ngritura vetëm brenda 24 orëve nga Prokuroria e Kosovës

Prokuroria e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 94 aktakuza.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh nga kjo Prokurori.

“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë e katër (94) aktakuza, kundër njëqind e pesëmbëdhjetë (115) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale”, thuhet në raport.

Gjithashtu, prokurori i shtetit, ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëmbëdhjetë (11) personave të dyshuar, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm dhe një (1) kërkesë për bastisje.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar gjashtë (6) persona, për 48 orë, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Vjedhje e pylli”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”dhe “Vjedhje e rëndë” (në tentativë).

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale, “Trafikimi me njerëz”, “Dhunë në familje” dhe “Vjedhje e rëndë”.

Gjithashtu është bërë një (1) bastisje në Lipjan, me ç’rast janë sekuestruar disa armë, si dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim dhe kontrollim të një veture “Rent a car”, me lokacion në Prishtinë, pasi që dyshohet se një (1) person ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.