Ariu që u vra në Istog, mbrëmë kishte shkatërruar dhjetëra koshere me bletë

Një ari mbrëmë në komunën e Istogut, saktësisht në fshatin Cërcë, ka bërë “kërdi” duke i shkatërruar dhjetëra koshere me bletë.

Bazuar në fotografitë që janë shpërndarë në rrjete sociale, ariu ia ka shkatërruar kosheret me bletë pronarit Vigan Maxharri.

Sipas tyre, dëmet janë të mëdha.