A do ketë kallëzim për Metën? Ja ç’thotë Dvorani

A do bëjë kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani një kallëzim për presidentin Meta pas gjithë kësaj situatë ku ky i fundit i ngri padi për shpërdorim detyre.

“Po kjo nuk është garë, duhet të jemi shumë seriozë. Unë nuk kam nevojë për vëmendje, nuk kam elektorat asgjë, nëse jam i detyruar dhe shoh se ka një fakt penal do e bëj një kallëzim.

Unë llogaris raportin tim me kushtetutën në ligjin, jo me të tjera”, tha ai për mediat.

Ndër të tjera Dvorani u pyet edhe për stokun e dosjeve në Gjykatën e Lartë, numri i të cilave ai tha se shkon në 35 mijë.