Sot Kuvendi i Kosovës diskuton për situatën në Luginë

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me të vetmin pikë të rendit të ditës, situatën aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Seanca është paraparë që të fillojë në orën 11:00, dhe do të diskutohet edhe për angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të drejtat dhe vështirësitë e tyre.