A do të ketë shtim të rasteve pas masave lehtësuese: Flet infektologu Valbon Krasniqi

Infektologu Valbon Krasniqi ka folur rreth masave të reja lehtësuese dhe mundësisë së infektimit më të madh.

Ai tha se me masat e reja lehtësuese mund të ketë shtim të rasteve por sipas tij kjo varet nga numri i testimeve që do të bëhen në ditët në vijim.

“Sa i përket ecurisë së mëtutjeshme është e vështirë të parashikohet, shpresoj të vazhdojë ky trend, kjo varet shumë se sa qytetarët i kanë respektu rregullat por edhe nga numri i testimeve. Përballja me Pandeminë kërkon bashkëpunim të shumë akterëve dhe shumë institucioneve, sigurisht rolin kryesor e ka IKSHPK së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë po sigurisht që duhet të merren parasysh edhe shumë parametra klinikë dhe normalisht edhe palët e tjera të interesuara siç janë organizatat e biznesit. Unë si klinicist do të doja të përmendja vetëm paremetrin klinik që është shumë i rëndësishëm kur të fillojnë masat lehtësuese. Kjo ka të bëjë se sa prej atyre të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalot “ thotë Krasniqi në Expose.