27-vjeçari gjendet i varur në tarracën e një hoteli në Gjakovë

Një 27 vjeçar nga Kosova me shtetësi amerikane është gjetur i varur në tarracën e një hoteli në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

Gjurkaj tha se punëtori i hotelit i ka treguar Policisë së 27-vjeçari ishte pranuar mbrëmë pas mesnatës.
“Sot me datë 04.03.2022, rreth orës 14:00, Stacioni policor – Gjakovë është njoftuar për një person te varur ne terasën e hotel “Luxus” -Gjakovë. Patrulla policor ka shkuar ne atë lokacion dhe ka takuar punëtorin ne hotelin “Luxus” dhe i njëjti ka informuar se ketë person e ka pranuar mbrëmë rreth mesnatës, kurse sot ka vërejtur kete person te varur ne terasën e hotelit. Ne vendngjarje po ashtu ka dalë emergjenca dhe mjeku kujdestar, ku ka bere konstatimin e vdekjes se personit te moshës 1995.

Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar i cili ka dalë ne vendin e ngjarjes. Pas procedimit te vendit te ngjarjes trupi i viktimës është ekzaminuar dhe tërhequr nga ekipi i mjekësisë ligjore ku me urdhër te prokurorit viktima është dërguar ne IML për autopsi. Viktima ne fjale është shqiptar nga Kosova me shtetësi Amerikane. Hetimet ne vijimësi”, tha Gjurkaj.