A do të shkarkohet Donald Trump?

Donald Trump është shndërruar në presidentin e tretë amerikian që po përballet me një votë mosbesimi (impeachment), nenet e së cilit u votuan nga Dhoma e Përfaqësuesve, duke nxitur kështu nisjen e një gjykimi në Senat ku do të vendoset për shkarkimin apo jo të tij.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi për dy akuza – që presidenti abuzoi me pushtetin e tij dhe se ai e kishte penguar Kongresin.

Pothuajse të gjithë demokratët votuan për akuzat dhe çdo republikan kundër.

Protesters hold signs calling for the impeachment of US President Donald Trump outside the Los Angeles City Hall building, in Los Angeles, California on December 17, 2019.

Çka nënkupton procesi i votës së mosbesimit – impeachment?

Mocioni i mosbesimit (Impeachment) në Shtetet e Bashkuara është procesi me të cilin Dhoma e Përfaqësuesve e një legjislature ngre akuza kundër një zyrtari civil të qeverisë për krime që pretendohet të jenë kryer, me qëllim të ngritjes së një aktakuze nga një juri e madhe.

Procesi iniciohet me dy të tretat e votave të Parlamentit për moscion mosbesimi të Presidentii, me ç’rast Gjykata Kushtetuese vendos nëse Presidenti është fajtor për krimin për të cilin akuzohet. Nëse shpallet fajtor, ai hiqet nga pushteti.

Çka ndodh tutje?

Një gjykim pritet të zhvillohet në Senat në fillim të vitit të ri.

Partia Republikane ka shumicë atje, kështu duke e bërë pothuajse të pamundur që presidenti të hiqet nga detyra kur senatorët të votojnë.Kreu i mazhorancës republikane, Mitch McConnell, javën e kaluar tha se senatorët republikanë do të vepronin në “bashkërendim total” me ekipin e presidentit gjatë gjyqit, duke iu dalë përballë demokratëve të cilët theksuan se senatorët janë të detyruar të veprojnë paanshëm.
Pas votave të së mërkurës, kryesuesja e demokratëve Nancy Pelosi, tregoi se Dhoma e Përfaqësuesve mund të vonojë dërgimin e artikujve të votuar në Senat – rrjedhimisht edhe fillimi i gjykimit – në një përpjekje për të negociuar kushtet.

Tani i takon McConnell të vendosë rregullat për gjyqin dhe se cilët dëshmitarë mund të japin dëshmitë e tyre në Senat.
Ai do t’i adresohet Senatit gjatë ditës së sotme.