A dorëhiqen kryetarët e komunave në veri? Tahiri: Çdo vendim në koordinim me ShBA-në

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, nuk ka treguar nëse do të japin ose jo dorëheqje kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës.

Pas mbledhjes së kryesisë, ai ka mbajtur një konferencë për media dhe ka thënë se çdo vendim do të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qëndrimi i PDK-së është që të kemi angazhim të përbashkët sidomos me ShBA-në sa i përket problemeve që i kemi pasur në veri, është e dhimbshme të kemi sanksione të tjera, të përjashtohet Ushtria e Kosovës nga Defender 23. Çdo vendim duhet të jetë në përputhje me rendi kushtues, nuk mund të them as po, as jo. Është e rëndësishme që çdo vendim të jetë në përputhje me rendin kushtues sepse cenohet në thelb pavarësia”.

Kryetar Izmir Zeqiri aktualisht është kryetar i komunës s Zubin Potokut; ndërsa kryetar i komunës së Zveçanit është Ilir Peci. Të dy këta janë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës