Mblidhet KQZ-ja, cakton shumën e mjeteve që përfijtojnë partitë parlamentare në vitin 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbaj mbledhjen e radhës ku në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës, për miratimin e vendimit për caktimin e lartësisë së mjeteve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2024.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në ora 13:30.

Ju njoftoj se sot (e premte, 12.01.2024, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rendin e ditës të cilin e gjeni të bashkangjitur.

RENDI I DITËS

Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ Nr.35/2023
Aktivitetet e Zyrës:
-Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës, për miratimin e vendimit për caktimin e
lartësisë së mjeteve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2024
Raportet e Këshillave të KQZ:
4.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore
-Shqyrtimi dhe miratimi i draft Planit Final të Prokurimit për vitin 2024
Shqyrtimi dhe miratimi i draft Planit të Punës për vitin 2024
4.2Këshilli për Buxhet dhe Financa
-Shqyrtimi dhe miratimi i draft Planit Final të Prokurimit për vitin 2024

4.3.Këshilli për Mardhënie me jashtë
-Shqyrtimi dhe miratimi i ftesës nga ODIHR, për pjesëmarrje në konferencën “Shkëmbim
Rajonal mbi Forcimin e Sistemeve dhe Praktikave Financiare të Fushatës” në Varshavë

Shqyrtimi dhe miratimi i ftesës së IFES, për takim online nga Rrjeti i Drejtësisë
Zgjedhore për Evropën dhe Eurazinë

Të ndryshme