A e dini se cili është rekordi i shikueshmërisë në një ndeshje futbolli në stadiumin “Fadil Vokrri”

Në kampionatin e parë, në Ligën e parë të ish Jugosllavisë, Prishtina arriti suksesin më të madh gjatë pesë viteve në këtë rang garash, duke zënë vendin e tetë.

Lojtari më i mirë i Prishtinës ishte padyshim Fadil Vokrri. Shumë të mirë ishin edhe të tjerët. Në mbrojtje u dallua sidomos Skënder Shengyli, i cili mungoi vetëm në një ndeshje.

Në javën e 14-të, Prishtinasit kishin rival Hajdukun shumë cilësor, me disa futbollistë anëtarë të përfaqësueses së Jugosllavisë.

Dueli shumë i vështirë për të dy skuadrat përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, që ishte real në bazë të lojës së treguar, shumë të kujdesshme nga të dy palët.

Por, në këtë takim kishte një numër jashtëzakonisht të madh shikuesish, afër 40.000, rekord ky që nuk u tejkalua asnjëherë (të paktën deri më tani, 2019).