Jep dorëheqje drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK

Xhevdet Gojnovci ka bërë me dije se nuk do të jetë më drejtor i Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gojnovci nuk ka bërë me dije arsyet e largimit.

Njoftimi i tij i plotë:

Të nderuar miq, kolegë, prindër, bashkëpunëtorë dhe media,

Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë!

Ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim dhe do t’ju jem mirënjohës gjithë jetën për këto vite që kaluam së bashku.

Falënderim i veçantë për media që gjatë gjithë kohës kanë qenë korrekt në informim publikut për çdo gjë që ka ndodhur në Klinikën e Neonatologjisë dhe të arriturat tona.

Një falënderim për stafin e Klinikës së Neonatologjisë, që bashkë arritëm rezultate të jashtëzakonshme.

Gjatë kësaj kohe më së shumti i kam munguar familjes sime, për çka ju kërkoj falje më së shumti dhe i falënderoj për mirëkuptim!

Me respekt,

Dr Xhevdet Gojnovci