“A je gati oj Preshevë“ publikohet super kënga nga Remi dhe Besim Limani

Dy këngëtarët me prejardhje nga Lugina e Preshevës, Remzi Jakupi-Remi nga Medvegja e që jeton në Kosovë dhe SHBA, dhe Besim Limani nga Zarbinca e Bujanocit i cili gjithashtu jeton në SHBA kanë publikuar sot këngën “A je gati oj Preshevë“.

Një këngë fantastike e dedikuar Luginës së Preshevës dhe aspiratave të popullit shqiptar të kësaj krahine shqiptare për bashkim me Kosovën e ku dy artistët e mirënjohur përmes tekstit të këngës pretendojnë se ky moment tani më ka ardhur.

Kënga u mirëprit mjaftë mirë në të gjitha trevat shqiptare e jehonën më të madhe sigurisht se do ta ketë në Luginën e Preshevës pasi që kënga i dedikohet asaj.

Vlenë të theksohet se edhe videoklipi i xhiruar në Krujë është realizuar në mënyrë profesionale.

https://youtu.be/afFWOK3_5Fk