Xhensila dhe Pirro Çako zbulojnë surprizën nga Parisi (video)

Kënga ‘Sekreti im’ e kënduar nga Xhensila Myrtezai dhe Pirro Çako u kthye në një hit, që dëgjohet edhe pas një viti.

Mirëpo duket se suksesi do të përsëritet, sepse pak më parë Xhensila ka publikuar videoklipin e saj më të ri ‘Paris’.

Që nga tituli kuptohet se të gjitha rrugët të çojnë në kryeqytetin e Francës dhe bukuria e këngëtares ka ‘ndezur’ kullën Eiffel .

Edhe këtë herë për tekstin dhe muzikën është kujdesur Pirro, ndërsa për klipin regjisori Eduart Grishaj.

Paris, tango, hëna dhe nata, këto janë vetëm pak nga kënga ‘Paris. /newsbomb/