A ka vaksina? Kurti sqaron gjithçka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për vaksinim dhe kujdes të madh pasi situata me Covid-19 është problematike.

Ai u shpreh se dy javë pas vaksinimit duhet të kemi kujdes, shkruan Indeksonline.

Po ashtu, problem tjetër, Kurti tha se është mosmarrja e vaksinës AstraZeneca.

Kryeministri tha se ka shumë vaksina të mbetura të llojit AstraZeneca dhe pak të atyre Pfizer.

“Fakti që dikush është i vaksinuar ndonëse është i mbrojtur nuk e zvogëluar bartjen e virusit, bartës dhe shpërndarës mund të jesh edhe i vaksinuar. Një lloj disipline që duhet të jetë dy herë dy jave për qytetarët e republikës. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve. Pas vaksinimit. Dy javë duhet të ketë kujdes maksimal. Nuk funksionon ashtu që të marrësh vaksinen dhe të jesh totalisht i pakujdesshëm. Në bazë të dhënave që kemi marrë është një numër i madh i qytetarëve që pasi kanë marrë njërën vaksinë nuk e kanë pasur disiplinën e duhur dy javore.

Problemi tjetër që kemi është se kemi shumë vaksina të mbetura të llojit AstraZeneca ndërkohë që kemi pak të atyre Pfizer. Unë dhe ministrat kemi marrë dy doza Astra Zeneca dhe ajo nuk qëndron aspak prapa vaksinës tjetër. Inkurajoj qytetarët që të marrin edhe këtë vaksinë pasi është shumë e sigurtë. Varianti Delta është problematik dhe është duke u shpërndarë me të madhe. 0.81% kanë qenë të vaksinuar së paku me një dozë. Prej fillimit të muajit deri pardje. Kemi dhjetëfishim të rasteve të atyre që janë infektuar me Covid”.