A po zbatohet mini-schengeni?

Opozita ka kritikuar nismën për marrëveshjen ndërkombëtare për lëvizje të lirë, që u miratua të premtën nga qeveria.

Në të ndër tjera kosovarëve mund të ju krijohet mundësia e lëvizjes për në Bosnjë Hersegovinë, pa pasaportë, Partia Demokratike e Kosovës e sheh si nisje të zbatimit të Minishengenit Ballkanik.

Por këtë e mohoi Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, që u arsyetua se nisa është në kuadër të procesit të Berlinit. Ngjashëm me ministrin mendojnë edhe njohësit e integrimeve evropiane.

Besnik Vasolli, thotë se bashkëpunimi rajonal është në frymën e shumë nismave përfshirë edhe integrimin, por që nuk mund të konsiderohet që është burim i Minishengenit, shkruan Klan Kosova.

Ndërkaq, Emir Abrashi, ngjashmëri sheh vetëm në pikën e lëvizjes së lirë, por dallime sipas tij ka më shumë, ngase Minishengeni është më kompleks dhe përfshinë më tepër detaje.

E për të hyrë në fuqi nisma e miratuar të premtën, duhet ta votojë edhe Qeveria e Bosnjës.