City fitoi me rezultat minimal, rikthehet në krye të tabelës (video)

Manchester City ka arritur që me shumë vështirësi t’i fitojë tri pikë në javën e 36-të në Premierligës ndaj Burnley.

Manchester City fitoi me rezultat 0 – 1 në stadiumin ‘Turf Moor’ duke u riktheyr në kreun e tabelës, me një pikë më shumë se Liverpool.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, gjersa në pjesën e dytë Sergio Aguero e zhbllokoi rezultatin, duke shënuar për 0 – 1 në minutën e 63-të.

Pas javës së 36-të, Manchester City gjendet në vendin e parë me 92 pikë, një më shumë se Liverpooli, në të dytin.

https://streamable.com/1rgfr