A po zbatohet reciprociteti i targave? Deklarohet Policia e Kosovës

Tash e disa ditë Kosova ka vendosur reciprocitetin e targave të Serbisë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka treguar nëse po respektohet ky vendim i Qeverisë së Kosovës.

Aty thonë se, vendimi i institucioneve të RKS-së, po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit tyre pa vështirësi.

“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë konkretisht targave të automjeteve. Vendimi i institucioneve të RKS-së, po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit tyre pa vështirësi“, përfundon njoftimi.