A u thyen rregullat në dasmën ku ishte ministri Vitia? Flet vetë ai

Pjesëmarrja e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia në një dasmë u kritikua tej mase.

Madje në dasmë u tha se ishin të pranishëm rreth 500 dasmorë, gjë që është kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri Vitia për Indeksonline e ka konfirmuar pjesëmarrjen në atë dasmë për të cilën tha se ishte e djalit të axhës.

Për numrin e të pranishmëve, Vitia tha se ishte në përputhje me rregullat dhe thirrjet e IKSHPK-së dhe MSH-së.

“Po, së bashku me familjen time, unë kam qenë i ftuar dhe i pranishëm në dasmën e djalit të axhës tim.

Aty edhe sa i përket numrit të të pranishmëve për aq sa kam mundur të shoh ka qenë gjithçka në përputhje me rregullat dhe thirrjet e IKShPK-së dhe vet Ministrisë sonë. Nuk ka pasur asgjë të veçantë e jashta rregullave”, u shpreh Vitia për Indeksonline.