AAK-ja inicion mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media të mërkurën pas mbledhjes së kryesisë së partisë, njoftoi se qëndrimi i kësaj parti është që të iniciohet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti.

“Të iniciohet mocion mosbesimi për kryeministrin Kurti. Mocioni i mosbesimit bazohet në zhvillimet e fundit. E para ka të bëjë me rrezikimin e sovranitetit dhe sigurisë në veri dhe e dyta është prishja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”.