AAK-ja të hënën takim me përfaqësuesit nga sektori i biznesit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se do të vazhdojnë serinë e takimeve me kategori të ndryshme shoqërore.

Të hënën do të takohen me pëfaqësuesit nga sfera e ekonomisë dhe bizneseve private.

“Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezë diskutimi me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Tryeza mbahet në ora 11:00, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

AAK-ja ka zhvilluar disa takime me grupe të ndryshme për të diskutuar mbi gjendjen politike në vend.