Tinka Kurti: Pacolli do t’i jap 1 milion për Shqipërinë aq sa i dha 300 euro familjes që i premtoi

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka reaguar ndaj ayre që veten e quajnë humanistë, ndërsa publikojnë në media e rrjete sociale për ‘gjoja’, ndarjen e milionave për ta ndihmuar popullin e Shqipërisë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ajo, në një postim në Facebook, ka spikatur si të pa vërtetë, deklarimin e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili deklaroi shumë milionēshe për të prekurit e termetit në Shqipëri, por ajo nuk beson se një gjë e tillë jetësohet.

Tinka Kurti, kujton kështu premtimin e Behgjet Pacollit sa ishte president për ndarjen e pages së tij për një familje skamnore, e cila nuk e mori as edhe një herë shumën e atyre të hollave të premtuara.

Tinka Kurti, ndien keqardhje për sjelljen e tillë të liderit të AKR-së, që fatkeqēsitë e të tjerëve përdorë për marketing personal.

Postimi i plotë:

Kur milionerët premtojnë miliona për ndihma, jo vetëm duhet pas parasysh se përfitojnë në imazh por duhet kujdesur edhe a i ndajnë realisht. Apo mjafton që i premtojnë e bëhen lajm se kaq është qëllimi?

Kush e mban mend Pacollin si President që u pat fotografume një familje duke premtu që do t’ia ndajë nga 300 euro në çdo muaj? Asnjë cent nuk e ka marrë ajo familje. Vërtetë Pacolli u rrëzu shpejt si president por ai nuk e ndau as rrogën si zv/Kryeministër. Bile për faktin që i kishte shfrytëzuar me zë dhe figurë për marketing personal.