Qeveria miraton projektligjin, paga minimale do të jetë 264 euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për pagë minimale 264 euro bruto.

Sipas këtij vendimi ora e punës do të bëhet në vlerë 1.5 euro.

Po ashtu paga minimale, nuk do të tatimohet.

Kryeministri Kurti shtoi se asnjë anëtar i kabinetit qeveritar nuk do të përfitojë nga 100 euro sipas vendimit të Qeverisë.

“Asnjëri nga ne, anëtarë të kabinetit qeveritar nuk do të përfitojë nga shtesa për 100 euro por i ftojë secilin prej nesh që të votojë për ata që do i marrin këto shtesa”, tha Kurti.