AAK kërkon debat parlamentar pas skandalit në blerjen e energjisë

Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij grupi, Besnik Tahiri.

“Në mungesë të transparancës nga ana e pushtetit rreth kësaj çështjeje, Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar me vetëm një temë: blerja e energjisë dhe transaksioneve të vlerave shumë të larta për të cilat ne po kërkojmë llogaridhënie dhe raportim para kuvendi”, tha Tahiri.

Tahiri theksoi se kërkesa për debat do të dorëzohet të martën në Kuvendin e Kosovës.