Abdullahu: VV dhe LDK nuk e meritojnë ndihmën e SHBA-së

Analisti politik Faton Abdullahu ka thënë se LDK e VV nuk meritojnë ndihmën e SHBA’së.

Sipas Abdullahut nëse përfaqësuesi special i Presidentit Trump Grenell do të përpiqej që ta ndihmoj LVV- dhe LDK me çdo kusht që ta bëjnë qeverinë sipas tij kjo do të kishte disa efekte.

Abdullahu thekson se SHBA’ja e ka kuptuar që këto dy parti kanë mosbesim të ndërsjellët ndërmjet veti dhe pikërisht për këtë arsye edhe qëndrimi i Grenellit për këtë çështje se ‘jemi këtu për të nxitur zhvillim ekonomik e punësim’ është shumë korrekt, ka shkruar Abdullahu.

Ja statusi i plotë:

“LV dhe LDK nuk e meritojnë ndihmën e SHBA për tu pajtuar

Nëse përfaqësuesi special i Presidentit Trump Grenell do të përpiqej që ta ndihmoj LV-n dhe LDK-n me çdo kusht që ta bëjnë qeverinë kjo do të kishte disa efekte. Në rend të parë kjo do të nënkuptonte se ai, apo dikush si ai, herë pas herë do të duhej të involvohet që t’i pajtoj këto dy forca politike me qëllim që të shtyhen proceset të ndryshme përpara.

Pasur parasysh se sa shumë mospajtime, dallime e akuza ka pasur ndërmjet LV-së dhe LDK-së, shfaqura sidomos muajve të fundit, sforcimi nga SHBA-t, që ata të bëjnë qeveri do të ishte edhe gabim sepse për më keq kjo qasje do ta bënte më pas obligativ involvimin e vazhdueshëm.

Mosbesimi i ndërsjellë, kryeneçësia politike dhe dallimet ndërmjet LV-së dhe LDK-së i ka dekurajuar shumë SHBA-t që ta bëjnë çfarëdo hapi në drejtim të ofrimit të ndihmës për arritjen e marrëveshjes. Ata si duket janë të bindur se për arritjen e këtij koalicioni nuk është e nevojshme vetëm një shtytje, apo vetëm një kërkesë apo sugjerim miqësor nga ana e tyre. Ata e kanë kuptuar se kështu si janë dhe çfarë ishin tash disa muaj, thjeshtë këto dy subjekte nuk e meritojnë as sugjerimin, as një shtytje, as edhe ndihmën konkrete në këtë drejtim. Prandaj qëndrimi i Grenellit për këtë çështje se ‘jemi këtu për të nxitur zhvillim ekonomik e punësim’ është shumë korrekt për më shumë edhe respektues ndaj votuesve dhe ndaj institucioneve tona. Prandaj të lihen që LV dhe LDK të gjejnë vetë rrugën që ta bëjnë apo mos ta bëjnë qeverinë, është qasja më e drejtë e SHBA-s për të gjithë ne.”