AAK respekton partnerët dhe opozitën, variant edhe zgjedhjet

Pas Ramush Haradinajt, edhe nënkryetari i AAK-së, Deputeti Ali Berisha, ka deklaruar se subjekti i tyre mbetet i përkushtuar për të kontribuar në stabilitetin institucional dhe unitetin e spektrit politik gjithëpërfshirës, duke kujtuar se AAK politikën shtetërore e bënë hapur nën principin e edukatës institucionale.

Ali Berisha në një postim në faqen zyrtare në facebook, thotë se krahas respektit në punë, si për partnerët e koalicionit ashtu edhe për opozitën, ata janë të gatshëm të shkojnë edhe në zgjedhje.

Postimi i plotë:

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me vëmendje po përcjellë të gjitha zhvillimet në vend.

AAK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në stabilitetin institucional dhe unitetin e spektrit politik gjithëpërfshirës. AAK respekton në punë, si partnerët e koalcionit ashtu edhe të opozitës. Krahas kësaj AAK është e gatshme për çdo variant në të mirë të funksionimit të institucioneve, përfshirë edhe zgjedhjet.

AAK, politikën shtetërore e bënë hapur nën principin e edukatës institucionale.”-shkruan Ali Berisha.

Ndryshe AAK tashmë ka nxjerrë kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të Republikës dhe është e vetmja kandidaturë publike në skenën kosovare deri më tash.

Ky subjekt ka paralajmëruar se nëse kandidatura e Haradinajt nuk gjen mbështetje nga partnerët, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje.