Abazi: NATO e KFOR-i nuk do ta mbrojnë Kosovën, nëse nuk jemi në linjë me ta

Deputeti, Haki Abazi, ka thënë se dy opsionet e kryeministrit, Albin Kurti pas pranimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit janë: zbatimi i tyre ose përballja me sanksione.

Abazi ka paralajmëruar se as NATO e as KFOR-i nuk do ta mbrojë plotësisht Kosovën, nëse shteti kosovar nuk është në linjë të plotë me ta.

“E ka pranuar marrëveshjen e Brukselit Kurti edhe Aneksin e Ohrit. Atëherë jemi në dy opsione të vetme, zbatimi i tyre ose përballja me një masa edhe sanksione e proces, i cili edhe nëse do të ndodhte një konflikt, me vjne keq të jem kaq direkt, po unë nuk shoh që NATO-ja e KFOR-i që në një konflikti të hapur do të mbrojë Kosovën plotësisht, nëse ne nuk jemi në linjë të plotë me ta”, ka thënë Abzai në emisionin Debat Plus.

Duke përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit – ku u konfiskuan arsenal armësh në vlerë rreth 5 milionë euro – Abazi ka ngritur dilemën se si ishte e mundur të hynte në Kosovë i gjithë ky armatim e municion, pa u vërejtur nga KFOR-i, Policia e Kosovës e organet tjera kompetente.

“Sepse kemi dhjetëra raste kur kanë ndodhur konflikte të hapura edhe si themi paqeruajtësit janë varur prej vendimeve që vijnë prej Brukselit edhe vendeve të fuqishme. Është e paimagjinueshme analiza se si me KFOR-in me NATO, Policia me hy gjithë ai arsenal në Banjskë, çka kanë qenë, tu këqyr filma ata. Krejt ajo forcë e ka toleruar, prapë më shumë kujdes po e them, që ka pasur një facilitimit të asaj ngjarje për me krji një situatë të re në terren. Për ndryshe është naive me sjellë gjithë atë arsenal në Banjskë edhe mos pa askush.

Ka elemente për brenda që dojë me kriju një situatë të një benificoni tjetër në Serbi, duke krijuar terren për serbët në veri. Tash mundesh me pas parasysh nëse bën me atë çfarë quhet ‘powrmap’ se kush ka fabrika në Serbi, ku ka interesa gjeo-ekonomike në Serbi, mundesh me ardhë më një përfundim në bazë të lëvizjes së anëtarëve tjerë të NATO-së së kush ka mund me mbyllë një sy edhe me leju gjithë atë arsenal me hy në Kosovë pa e vërejtur as droni as monitoruesit as të tjerët. Përkujdesja për vetën duhet me qenë përtej deklaratave publike, përtej frikësimit të investitorëve…”, ka theksuar Abazi.