Dorëzohet në Polici një 15 vjeçar, theri për vdekje një moshatar

Para pak çastesh është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen e nxënësit 14 vjet në Prishtinë.

Paparaci raporton se i dyshuari është një 15 vjeçar.

I dyshuari është E.V. dhe është në shoqërim të avokatit të tij, Jeton Maqedonci.

14-vjeçari me inicialet R.H. është therur për vdekje sot në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm.