Abazi për Kurtin: Me i falë tokë Kishës ortodokse quhet tradhti, një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë

Deputetit Haki Abazi, ka kritikuar ashpër vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për njohjen e pronave për Manastirin e Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Abazi ka thënë se kjo më së paku quhet tradhti.

“Me përkujtu masakrën e Mitrovicës dhe pas një ore me i falë tokë Kishës ortodokse duke shkelur mbi gjakun e aktivistëve dhe kauzat kombtare, më së paku quhen tradhëti.” – ka shkruar ai në Facebook.

Ai është lëshuar edhe në ofendime duke thënë se “një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë”.

“Një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë. Po të ishte në opozitë Kurti sot do ta kishte pështyrë në fyturë Kurtin në pushtet, do ta kishte djegë Prishtinën e aktivistët do t’i shtyente drejt vdekjes!” – përfundon shkrimi i tij.