Abazoviq prezanton kabinetin qeverisës

Mandatari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka propozuar edhe zyrtarisht strukturën dhe përbërjen e Qeverisë, për të cilën deputetët do të vendosin nesër në seancën e Kuvendit në Cetinë. Ai e bëri këtë në bazë të Programit të Punës të dorëzuar të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi dhe angazhimeve programore, raporton Klankosova.tv.

Qeveria do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol, siç ishte paralajmëruar më parë.

Janë propozuar ministritë e mëposhtme:

Ministria e Drejtësisë, propozohet Marko Kovaç.

Ministria e Brendshme, propozohet Filip Axhiq.

Ministria e Mbrojtjes, propozohet Rashko Konjeviq.

Ministria e Financave, propozohet mr Aleksandar Damjanoviq.

Ministria e Punëve të Jashtme, propozohet mr Ranko Krivokapiq.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, propozohet Goran Gjuroviq

Ministria e Çështjeve Evropiane, propozohet mr Jovana Maroviq,

Ministria e Arsimit, propozohet mr Miomir Mijo Vojinoviq.

Ministria e Shendetesise, propozohet Dragosllav Shqekiq

Ministria e Investimeve Kapitale, propozohet mr Ervin Ibrahimoviq.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, propozohet Vlladimir Jokoviq.

Ministria e Sportit dhe Rinisë, propozohet Vasillije Llallosheviq.

Ministria e Administratës Publike, propozohet Marash Dukaj.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, propozohet Admir Adroviq.

Ministria e Kulturës dhe Medias, propozohet mr Masha Vllaoviq.

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, propozohet Ana Novakoviq Gjuroviq.

Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, propozohet Fatmir Gjeka.

Ministria e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, propozohet Bilana Shqepanoviq.

Dy ministra pa portofol, ku propozohen Zoran Milaniq dhe Adrijan Vuksanoviq.

Të martën, ai e dorëzoi në Kuvend programin qeveritar.