Zv.kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi, ka shkarkuar drejtorin e Policisë, Veselin Veloviq.
Politikani shqiptar nga Ulqini, vendimin e ka bërë të ditur përmes Twitterit, të hënën.
Detyrën e drejtorit të Policisë, Veloviq e ka ushtruar nga viti 2005 deri më 2011, e më pas është kthyer në këtë detyrë më 2018.
Qeveria e re e Malit të Zi është votuar të premten dhe ky është vendimi i parë i Abazoviqit si numri dy në Qeveri.
Završen sastanak sa direktorom Uprave policije (UP), Veselinom Veljovićem.
Dogovoreno da gospodin Veljović više neće biti direktor @PolicijaCG. pic.twitter.com/YQD3Sqt1nn
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) December 7, 2020