Abbott: Britania do të mbetet partnere e Kosovës edhe pas largimit nga BE

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se vendi që e përfaqëson sot do të largohet nga Bashkimi Europian.

Ai ka theksuar se Britania Globale do të mbetet forcë për të mirën e botës, njofton Klan Kosova.

“Ne do të krijojmë një partneritet të ri në Evropë dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe miq të afërt të Kosovës”.

“Marrëdhëniet tona janë të bazuara në historinë dhe vlerat e përbashkëta. Siguria e Evropës është po ashtu siguria e Britanisë dhe ne do të mbesim fuqishëm të përkushtuar për sigurinë Euro-Atlantike dhe ndaj fqinjëve Evropianë, duke përfshirë Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor”.