E rrahu me shkop druri një person, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur një muaj paraburgim ndaj L.U. për veprat penale ‘sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se më 22 janar, në orët e mesnatës, në Prizren, i pandehuri, bashkë me dy persona të tjerë, që janë në arrati, e ka sulmuar fizikisht L.M., i cili ishte në veturë.

Ata, me një shkop druri, e kishin goditur viktimën në kokë dhe e kishin rrahur. Më pas, ia kishin dëmtuar edhe veturën.