Abdixhiku i kërkon urgjent Kurtit raportim për dialogun

Mes tensionesh dhe zhurmash nga deputetët, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar sot që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvendin e Kosovës, mbi procesin dialogues që pati së fundi.

”Propozoj mocion procedural që si pikë e parë e rendit të në seancën e sotme të kuvendit, të ndodhë raportimi i kryeministrit të Kosovës pas procesit dialogues konform rezolutave dhe konform kohës”.

“Ajo çfarë merr vëmendje në këtë marrëveshje është parathënia e saj që ishte mbajtur fshehtë nga Kurti në raportimin e fundit në Kuvend. Arsyeja pse e mbajti fshehtë është në dy formulime skandaloze me dëme historike të Kosovës. E para ka të bëjë me tejkalimin e trashegimisë së të kaluarës, i dyti mbi çështjen e statusit.Me këto dy formulime, tejkalohet e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë me dakordim të palëe, përfshirë krimet e masakrat. Në vend të ballafaqimet të Serbisë me të kaluarën, Kurti dakordohet për tejkalim të së kaluarës”, shtoi Abdixhiku.