Abdixhiku ia shtron katër pyetje Kurtit për planin franko-gjerman

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka drejtuar katër pyetje për kryeministrin, Albin Kurti për atë se çfarë ka pranuar në takimin me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Para se t’i bënte pyetjet, Abdixhiku ka treguar se çka i kishte prezantuar kryeministri Kurti gjatë takimeve me liderët e partive opozitare në muajin gusht dhe dhjetor të viti 2022.

“Dokumenti i tij mbante titulli “elementet e kornizës së përgjithshme për normalizimin e marrëdhënive me Serbinë”. Aty ishin pesë elementet që tregonin pozicionin e Kurtit. Njohje finale, të kaluarën, pra për dëmet e luftës, të zhdukurit, reciporcitet të plotë për shqiptarët në Serbi dhe rikonsiderimin e të gjitha marrëveshje paraparke të nënshkruara.” – ka treguar ai.

Ndërkaq dy muaj më pas, Abdixhiku ka treguar se kishte pranuar nga Kurti një dokument që ishte prezantuar si plani franko-gjerman.

Ai ka thënë se nuk ishte i njejtë më atë që kishin diskutuar në muajin gusht.

“Dy muaj më pas, Kurti më kishte dorëzuar një dokument dyfaqësh si planin franko-gjerman. Dhe ishte larg shumë larg propozimit të tij fillestar.” – ka thënë ai.

Pas kësaj, Abdixhiku ka thënë se askush në Kosovë nuk e di përmbajtjen finale të planit dhe se askush nuk e di se çfarë ka pranuar në parim kryeministri Kurti.

“Në marrëveshjen e pranuar a bëhet fjalë për marrëveshje finale apo për një marrëveshje bazë dhe jo përfundimtare? A e ka njohje e ndërsjelltë në qendër të saj? A e ka elementet e paltformës tuaj që na prezantun më gusht 2022? A parasheh rikonsiderimin e të gjitha marrëveshjeve paraparake apo pranimin e të gjitha marrëveshjeve?” – ka pyetur ai duke shtuar se “çfarë elemente ka produkti i juaj përfundimtar, çfarë ke pranuar saktësisht, trego hapur, pa frikë dhe shqip para të zgjedhurve të popullit”.