Abdixhiku kritikon Vjosa Osmanin: Mos të krijojë përcepcione se është monopartiake

Ka pasur disa zhvillime të shumta në Kosovë ditëve të fundit dhe njëra ndër to është edhe shkarkimi i 12 ambasadorëve nga ministrja e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Lumir Abdixhiku në emisionin CONTEXT në ATV thotë se pret reagim nga ana e Presidentes Vjosa Osmani sa herë që vendi ka nevojë të mbrohet.

“ Ajo duhet të ushtrojë funksionin e saj publik dhe të mos jetë e as të mos krijoj përcepcione që është monopartiake, po të jetë e tillë i bënë dëm fillimisht vetës, sepse vendi do të ruhet e ne do ngrisim zërin sa herë që ka padrejtësi për një gjë të tillë”.

AAbdixhiku mbrëmë kritikoi edhe programin e qeverisë Kurti të cilin e quajti “të thatë”.

Gjithashtu, Abdixhiku tha se qeveria ka pasur një fillim tmerrësisht të dobët që është karakterizuar me shumë skandale.