Aksident trafiku në rrugën Lipjan-Shtime

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Prizren, saktësisht në rrugën Lipjan-Shtime.

Nuk dihet nëse si pasojë e këtij aksidenti ka persona të lënduar, por që në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipi i policisë, si dhe një merimangë.

Nga pamjet nga vendi i ngjarjes shihet se ka pësuar dëme të mëdha materiale, përderisa nuk dihet se sa vetura ishin të përfshira në këtë aksident.