Abdixhiku për rritjen e çmimeve: Qeveria është spektatore dhe mohuese e krizës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti, e cila sipas tij, është vetëm spektatore përballë rritjes së çmimeve në tregun vendor.

Madje, sipas tij, derisa vendet tjera flasin e marrin veprime konkrete për të zbutur krizën ekonomike, qeveria në Kosovë e mohon atë, shkruan lajmi.net.

“Nuk ka parlament që s’flet për rritjen e çmimeve dhe sot këtu na u tha se s’kemi krizë, pra mohohet që ka krizë. S’janë çështje politike këto”.

“Kosova po përballet me rritje alarmante të çmimeve, është rritje reale. Qeveria jonë është spektatore dhe mohuese e krizës”, u shpreh i pari i LDK-së para deputetëve në seancën e Kuvendit të martën, ku po diskutohet për rritjen e çmimeve.

Mes tjerash, Abdixhiku tha se ekzekutivi aktual “i ka ndërtuar vetes një pasqyre fiktive të zhvillimit ekonomik”.