Majko për Haradinajn: Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij

Ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Me këtë rast Majko e ka vlerësuar lartë këtë akt të Haradinajt.

Ai theksoi se dorëheqja e Ramushit është një akt që i bën nder Kosovës.

Shkrimi i Plotë i Pandeli Majkos:

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti.

Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.

Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.

Sot jam me Ramushin! Të falënderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.