Tre mijë e 837 raste aktive me COVID në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë tre mijë 837 raste aktive me COVID.

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje nga ky virus, ndërkaq nga gjashtë mijë e tetë testime, 658 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Janë shëruar edhe 160 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 532.

Në 24 orët e kaluara janë dhënë katër mijë e 685 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.

Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë e janë dhënë 30 mijë e 281 doza përforëcuese dhe dy mijë e162 doza të treta.